ISHP: 3300 njerëz vdesin nga duhanpirja në vit, të rritet çmimi

Postuar në 24 Maj, 2014 03:20

Gjashtë milion njerëz vdesin çdo vit nga duhanpirja në botë. Ndërsa në vendin tonë sëmundjet që vijnë si pasojë e duhanit shkaktojnë rreth 3300 vdekje. Instituti i Shëndetit Publik bën publik statistikat. 31 maji është Dita Botërore pa Duhan. Si masë parandaluese e këtyre pasojave OBSH ka konsideruar rritjen e taksave të duhanit dhe çmimin, masë e cila do të bënte që të ulej konsumi i duhanit dhe të shpëtonin sa më shumë jetë njerëzish.

Specialistët e ISHP-së theksojnë se taksimi i produkteve të duhanit është edhe masa më efektive që njihet për të kontrolluar duhanin. Taksat më të larta ndikojnë tek disa duhanpirës që ta lënë atë dhe ndikon që të tjerët të mos e fillojnë. Mesatarisht, nëse niveli i çmimit të cigareve rritet me 10%, kjo do të thotë se në vendet me të ardhura të larta kërkesa do të ulet me 4% dhe me rreth 8% në vendet me të ardhura të ulëta dhe mesatare.

Studime të ndryshme thonë se duhani gjatë djegies çliron 4 mijë lëndë, që nga nikotina dhe monoksidi i karbonit, të cilët janë përgjegjësit kryesorë për vrasjen nga duhani dhe dëmtimet e aparatit kardiovaskular deri te katranit, substancat me përbërje benzopireni, kobalti radioaktiv, që janë ndër shkaktarët e kancerit të mushkërive. Duhani është përgjegjës për të ashtuquajturën "epidemi" të kancerit të mushkërive, sidomos në gjysmën e dytë të shekullit XX, duke çuar këtë kancer në numrin një të vdekshmërisë nga kanceri te meshkujt. S.S

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.