Topalli: Rama do të mbajë përgjegjësi nëse grevistëve u ndodh diçka e rëndë

Postuar në 24 Maj, 2014 07:21

Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka zhvilluar sot një vizitë në çadrat ku po zhvillohet greva e urisë nga të shkarkuarit nga administrata publike.

Deputetja e PD-së i ka bërë thirrje kryeministri, Edi Rama që të veprojë sa u takon kërkesave të grevistëve, ndërsa e cilësoi heshtje e tij sjellje enveriste.
“Ata po sakrifikojnë me një akt sublim, për një gjë që është buka e gojës, e fëmijëve të tyre. Zotëria që është në atë godinën aty, duhet ta bëjë diçka, sepse ja thotë ligji. Ata janë hequr nga puna në mënyrë të pa drejtë. Përfaqësojnë të gjithë ata njerëz që janë hequr padrejtë. Kjo është sjellje enverizmi”, tha Topalli.
“Kryeministri, nëse ndodh diçka e rëndë do mbaj përgjegjësi. Buka e gojës nuk është politikë, buka e gojës së fëmijëve nuk politizohet.”

S.S

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.