Tifozët bardheblu vendosin për protestë para bashkisë, Basha deklaron se do vazhdojë protestat para kryeministrisë

Ndërsa tifozët e klubit të futbollit të Tiranës kanë vendosur të protestojnë para bashkisë së kryeqytetit për braktisjen e ekipit në pikë të hallit, Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e cilësoi “ngjarje të madhe për demokracinë” protestën që opozita mbajti të premten e kaluar para Kryeministrisë.
Madje Basha premtoi se “protestat do të vazhdojnë deri sa karteli i drogës të largohet përfundimisht. Edi Rama është përgjegjësi numër një i bazave të narkotrafikut, duke shkelur sytë dhe lejuar një situatë të tillë. Po e sulmon me çdo mjet opozitën që denoncoi drogën në sistem. Kjo qeveri ka zgjedhur të sulmojë opozitën dhe jo narkotrafikun”. Gjithashtu Basha paralajmëroi mbledhjen e parë të aleancës kundër drogës, të drejtuar nga Lufter Xhuveli, për të detajuar aksione të reja të opozitës kundër drogës.
a.k
Add new comment