Vrasja nënë e bijë në Fushë-Kuqe, policia dyshon tek një i tretë. Bie pista e “ekskursionit”?

Një kthesë të çuditshme ka marrë ngjarja e ndodhur mesditën e së premtes në fshatin Fushë-Kuqe të Kurbinit. Grupi hetimor ende nuk ka saktësuar nëse 40-vjeçarja Mimoza Keqi vrau vajzën e saj 15-vjeçare dhe më pas u vetëvra, apo nënë e bijë u ekzekutuan nga një person i tretë. Policia e Kurbinit ka dyshime të forta se minorenia e nëna e saj mund të jenë vrarë. Burime nga blutë pohojnë se Mimoza Keqi dhe Desara Keqi janë gjetur përballë njëra-tjetrës, që të dyja të vdekura. Ndërsa arma e krimit tip automatik është gjetur në mes dy trupave të pajetë, edhe pse kanë pasur një distancë nga njëra-tjetra më shumë se tre metra. Pozicionimi i dy viktimave përballë njëra-tjetrës ka hedhur edhe hije dyshimi mbi këtë vrasje. Ekspertët dyshojnë se 40-vjeçarja mund të jetë vrarë jo në oborrin e banesës, por diku tjetër dhe të jetë tërhequr zvarrë dhe të jetë vënë përballë trupit të pajetë të vajzës së saj të vetme, thotë Gazeta Shqiptare.
Këto dyshime të forta të policisë, ndërkaq, ngrenë një pikëpyetje tjetër: Si dhe nga dolën pohimet dhe teoritë e para që u përhapën në shtyp, se nënë e bijë kishin bërë sherr për ekskursionin e shkollës, dhe nuk munguan as komentet e analizat? Raportimet e pak ditëve më parë flasin vetëm për “burime paraprake” apo “mësohet se”.
a.k
Add new comment