Varreza masive e Rudnicës, identifikohen edhe 17 eshtra shqiptarësh

Mbetjet e eshtrave të gjetura në Rudnicë, janë shqiptarë të zhdukur gjatë luftës së Kosovës. Zyrtarët e Kryqit të Kuq Ndërkombëtar (ICRC) në Gjenevë deklaruan se sot janë gjetur 17 kufoma, të cilat mendohet se janë shqiptarë të zhdukur gjatë luftës. Gërmimet në këtë varrezë masive filluan më 23 prill. Për të shkak të përmbytjeve puna ishte ndërprerë. Përmbytjet siç pohuan dhe ekspertë të ICRC, rezultoi se ndihmuan në zbulimin e skeleteve.
Ditë më parë u identifikuan 4 trupa të shqiptarëve që rezultonin të humbur. Siti Preshevajone njofton se një numër i mbetjeve mortore të zhvarrosura, janë aktualisht në proces të analizave mjeko-ligjore dhe identifikimi.
a.k
Add new comment