Një drogë e re e frikshme nga Gjermania. Porosisni fëmijët të mos pranojnë asgjë nga të huajt, thotë Express

Një lloj droge e re sintetike që duket si bombon gome (çamçakizi) mund të jetë katastrofale për përdoruesit. Droga është e popullarizuar shumë në vendet evropiane por shumë shpejt mund të jetë e pranishme edhe në Ballkan, thotë gazeta Express. Në tregun e zi kjo drogë e re shpërndahet nëpër shkollat gjermane, por shumë shpejt mund të vijë edhe tek ne. Kjo drogë ka aromë të dredhëzës ndërsa duket si një bombon i gomës. “Për këtë duhet që të paralajmëroni fëmijët tuaj që të mos marrin asgjë nga askush”, thotë Express. Kjo drogë thuhet se mund të jetë edhe vrasëse. Pasojat e kësaj substance janë që përdoruesi pas një kohe të shkurtër fillon të ndryshojë pamje, i bien dhëmbët, ndryshon pamjen fizike aq sa edhe mund mos ta njihni. Për një kohë të shkurtër përdoruesit e saj mund të vdesin, kjo është edhe arsyeja që quhet zombie droga.
a.k
Add new comment