Haradinaj flet për linja të veçanta të prodhimit ushqimor në Serbi të destinuar për në Kosovë. Çështje e ndjeshme edhe në Shqipëri

Fushata e zgjedhjeve në Kosovë ka nisur të prekë edhe një çështje të ndjeshme e cila implikon edhe seriozitetin e shtetit për ruajtjen e shëndetit publik. Kështu kreu i AKK-së, Ramush Haradinaj ka folur në Gjilan për importet serbe në Kosovë, një pjesë të cilave janë siç u shpreh ai “bërllok”. “Ata kanë vija të veçanta prodhimi. E kanë vijën e ndarë që kur shesin në Kosovëtë sjellin mall sa më të dobët, sa më bërllok”. Dhe më tej çfarë është e rëndësishme: “Shumica e këtyre sëmundjeve besoni janë prej ushqimit, po thonë edhe mjekët, se po hamë ushim të dyshimtë”. Tema intereson edhe në Shqipëri, pasi jo rrallë edhe në vendin tonë, flitet për mungesë kontrolli, për importe të pakontrolluara dhe për linja të veçanta ushqimi për Shqipërinë. Dhe përherë me faturën ende të pasqaruar mirë nga shteti: shëndetin publik të qytetarëve.
http://koha.net/?id=27&l=11680
s.z
Comments
Eshte bere kanceri dhe
<p>Eshte bere kanceri dhe semundjet imunitare si gripi. Duhet kontroll per permbajtje radioaktive dhe pastaj per perberesit qe deklarohen ne etikete si dhe per nivelin e konservanteve.</p>
Add new comment