Në Europë u dëshmua fitore e ekstremistëve. Erdogan propozon zgjidhje: “Anëtarësimi i Turqisë, si vend me shumicë myslimane, kurë për rracizmin”

Zgjedhjet e fundit në Europë janë padyshim një moment kthese për BE-në. Ndërkohë që nga vetë brenda unionit po kërkohet rishikim i politikave, në dritën e daljes në sipërfaqe të radikalëve të djathtë, nga jashtë tij, nga një vend aspirant si Turqia, vjen një mesazh sfidues. Por që duhet thënë se vë gishtin mbi plagë. Kështu, kryeministri turk Erdogan ka deklaruar se rezultatet e fundit i japin të drejtë shqetësimeve të Turqisë për racizmin në Europë. “Anëtarësimi i Turqisë në BE, si një vend me shumicë myslimane do të shërbente si kurë për racizmin”, ka thënë ai për të shtuar se është Europa ajo që ka më shumë nevojë për Turqinë sesa e kundërta. Ka disa të vërteta në deklarimin e Erdoganit, për të mos folur edhe për situatën cinike dhe gati qesharake të Europës, e cila teksa ngriti alarmin për ekstremizmin e djathtë në Greqi, apo Hungari, sheh sot në dritë të diellit ekstremizmin e vet, që me siguri edhe e ka ushqyer.
http://www.b92.net/eng/news/world.php?yyyy=2014&mm=05&dd=27&nav_id=90471
s.z
Add new comment