KLD-ja hedh poshtë kërkesën e ministrit Naço për masë ndaj gjyqtarëve

Postuar në 29 Maj, 2014 02:49

Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka rrëzuar sot kërkesën e Ministrit të Drejtësisë Nasip Naço për mase disiplinore ndaj dy gjyqtarëve, ndërkohë që është miratuar masa dipilinore për 2 gjyqtarët e tjerë. Masë me vërejtje është vendimi i KLD-së për  gjyqtaren e Shkodrës Lindita Hoxha dhe për gjyqtaren e Tiranës Kaçe Agolli. Gjithashtu në mbledhjen e KLD-së, u rrëzua  kërkesa e ministrit Naço për shkarkimin nga detyra të gjyqtarit Ibrahim Hoxha. KLD-ja nuk miratoi as masën diplinore të propozuar ndaj gjyqtares  Valbona Durraj. Në mbledhje u miratua edhe emerimi i  Sandër Simonit në krye të gjykatës së krimeve të rënda.

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.