Premtimi bombastik i Behgjet Pacollit: Pension minimal 250 euro

Kosova është një nga vendet, ku gjatë fushatave zgjedhore politikanët kalojnë çdo kufij të imagjinatës me premtimet e tyre. I tillë duket edhe premtimi i zv.kryeministrit, Behgjet Pacolli, e cili ka premtuar pension minimal 25- euro.
“Pensionistët kosovarë nuk do të jetojnë më në kushte të mjerueshme. Ato do jenë shtresa e popullsisë më e vlerësuara në Republikën e Kosovës. Pensioni me qeverisjen e AKR-së pas 8 qershorit, nuk do të jetë më i vogël se 250 euro”, tha kryetari i i AKR-së Behgjet Pacolli, para pensionistëve në Prishtinë.
“Unë i di hallet e juaja i di vlerat e juaja, i di brengat e juaj. Prandaj unë sot ju premtoj se nëse AKR udhëheq lokomotivën qeverisëse, pensioni juaj nuk do të jetë më i vogël se 250 euro. Ju do të keni një jetë më të dinjitetshme dhe jo si deri tani që paga juaj nuk ka mbuluar as shpenzimet e medikamenteve”, tha Pacolli.
S.S
Add new comment