Kodheli: Për Moore, veshët që nuk duan të dëgjojnë janë në PD

Postuar në 31 Maj, 2014 14:39

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, thotë se, Drejtori për Europën Juglindore në DASH, Jonathan Moore kur foli për “veshët që nuk duan të dëgjojnë” e kishte për Partinë Demokratike.

“Sapo u ktheva nga forumi “To be secure”, në Budva te Malit të Zi. Pata mundësinë të takoja homologen time znj. Milica Pejanovic. Por edhe drejtorin për Europën Qendrore dhe Jugore në Departamentin Amerikan të Shtetit z. Jonathan Moore. Mora mbështetjen e SHBA-ve për reformat në fushën e mbrojtjes, luftën kundër korrupsionit dhe reformën në FA. Z. Moore më shprehu keqardhjen e tij mbi sjelljen e opozitës pak ditë para vendimit për statusin”, shkruan Kodheli.

“Mesazhet tona i kemi thënë dhe në Tiranë, nuk kanë rënë në vesh të shurdhër, por nuk kanë dashur t’i dëgjojnë”, u shpreh jo pa shqetësim aleati ynë. “Qeveria ka gjithë mbështetjen tonë në reformat që po ndërmerr”- ka shtuar ministrja e Mbrojtjes.

S.S

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.