Parulla kundër kryepeshkopit serb Irinej në Kishën Ortodokse

Aleanca Kuq e Zi ka protestuar kundër pjesëmarrjes së kryepeshkopit serb Irinej, në shenjtërimin e kishës ortodokse në Tiranë, duke e quajtur atë si kundërshtar dhe armik të shqiptarëve. Që në orët e para të mëngjesit të sotëm, aktivistët e AK-së kanë vendosur parulla kryepeshkopit serb në kangjellat e Katedrales ku shkruhet: “Kryepeshkopi i Serbisë kundër Shqipërisë”.
Sipas AK-së, policia ka ndaluar 6 protestues dhe ka shoqëruar disa të tjerë. Protesta e Aleancës Kuqezi lidhet me praninë e kryepeshkopit serb Irinej në ceremoninë e shenjtërimit të Katedrales së re “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë, i cili është shprehur kundër historisë së Shqipërisë dhe ka deklaruar se “Kosova është Serbi”.
n.k
Comments
Faqezinjte shqiptare nuk lene
<p>Faqezinjte shqiptare nuk lene asgje mangut per te treguar sa poshte kane rene.</p>
O Dritan, shko valvit
<p>O Dritan, shko valvit flamurin e LSI-se dhe leri 'faqezinjte'. Mos harro ti puthesh doren hiresise se tij, shenjterise dhe urtesise, Irenejt.</p>
Add new comment