Një komando: Taksa progresive po na ha pagën e misionit, ndërsa rroga e shtetit, qesharake

Postuar në 02 Qershor, 2014 02:47

Taksë e sheshtë apo progresive? Fushata elektorale është harruar, por forcat komando që veprojnë në misionet e NATO-s jashtë vendit nuk mund t’I harrojnë pasojat e formatit të ri të taksës mbi rrogën e tyre. Një ushtarak është intervistuar anonimisht nga GSH, për të shprehur pakënaqësinë me pagën mujore që marrin kolegët dhe ai, e aq më tepër për taksimin. “Unë nuk dua të bëj dallime politike, sepse nuk më intereson të bëj politikë, por me qeverinë e mëparshme ne merrnim 120 mijë lekë në ditë për shërbimin që bënim këtu, tatoheshim 10 për qind dhe gjithsej në total në dorë na jepnin 108 mijë lekë. Ndërsa tani neve na paguajnë në ditë po 120 mijë lekë dhe tatohemi me 23 për qind, duke marrë në dorë vetëm 98 mijë lekë. Ky është i vetmi shpërblim që ne kemi gjatë kohës që jemi në mision në Afganistan, sepse paga jonë në Shqipëri lë për të dëshiruar. Paga mujore e jona është 300 mijë lekë... po të krahasohemi me homologët tanë në polici, ne marrim 3-fish më pak, për të mos përmendur Forcat Speciale të NATO-s, që u shkon 30 mijë euro në muaj”, thotë ushtaraku. 

 

a.k

Comments

Submitted by Saimir (not verified) on

<p>Boll misioneve ushtarake jashte vendit! Nuk eshte e moralshme qe Shqiperia te jete pjese e nje lufte pushtuese ndaj nje kombi tjeter sovran. Nese taksa progresive ju veshtireson qendrimin ne rradhet e ushtrise aq me mire... sa me pak ushtare jashte vendit kunder popujve te pambrojtur, aq me shume ushtare ne vend ne sherbim te Atdheut.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.