Hajdutët e modës së re: “Hapeni, jemi nga CEZ, vijmë nga ALUIZNI…”

Postuar në 02 Qershor, 2014 13:08

Mjafton të përmendësh një ent publik, të mbash në dorë një karton që ngjan me një “badge” dhe të hapin derën. Policia këshillon qytetarët të bëjnë kujdes nga modeli i ri i vjedhjesë së banesave pasi hajdutët po përdorin një mekanizëm të ri: Prezantohen në banesat private si punonjës të CEZ dhe pasi neutralizojnë pjestarët e familjes arrijnë të grabisin pasuritë me vlerë të shtëpive. Ngjarje të tilla ndodhin kryesisht gjatë orëve të paradites. Dy persona rreth të 30-tave janë paraqitur në orën 10 e 30 të mëngjesit në banesën e një 75-vjeçareje pasi kanë treguar dokumentat e dyshuar të falsifikuar me mbishkrimin CEZ. Pasi janë futur në banesë dy personat e kanë lidhur forcërisht të moshuarën me natriban këmbë e duar dhe i kanë mbyllur gojën. Pasi kanë marrë një shumë parash janë larguar qetësisht nga banesa. 
Burime policore bëjnë me dije se ka pasur denoncime dhe të disa rasteve me këtë tipologji vjedhjeje. Kreu i ALUIZNI-t Artan Lame nuk ka ngurruar të paralajmërojë qytetarët javë më parë për “punonjës” të këtij institucioni që paraqiten nëpër banesa periferie për të “parë dokumentet e legalizimit” dhe grabisin familjarët.

 

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.