Shqipëri-Kosovë, unifikohet sistemi arsimor parauniversitar dhe programet

Kosova dhe Shqipëria do të unifikojnë sistemin arsimor parauniversitar dhe programet mësimore. Arsimi shqiptar do të orientohet nga modeli i Kosovës, i cili është i ngjashëm me atë evropian. Një ditë para marrëveshjes në Tiranë me homologun nga Kosova, ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla tregoi para mediave se çfarë sjell unifikimi i kurrikulave dhe sistemit arsimor për nxënësit dhe mësuesit shqiptarë.
“Shqipëria kalon në një sistem si Kosova, 5+4+3, me një fokus të veçantë për klasat parapërgatitore, që përkon me klasat për moshat 5-6 vjeç, për ta futur edhe këtë kategori në pjesën e sistemit të detyruar parauniversitar”, deklaroi ministrja Nikolla. Vitin e ri shkollor, në muajin shtator, do të pilotohen në disa qytete të vendit tekstet e unifikuar mes e Kosovës dhe Shqipërisë, për t’u shtrire më pas në të gjithë vendin. “Ne fillojmë pilotimin në disa shkolla të Shqipërisë për ta përdorur më lehtë shtatorin tjetër dhe për ta shtrirë në më shumë shkolla. Do të ketë më pak ngarkesë të tepërt për nxënësin dhe më pak burokraci për mësuesin, si dhe shumë ndërveprim midis nxënësve dhe mësuesve”, tha Nikolla.
a.k
Add new comment