Samiti i G7-ës në Bruksel, gati për më shumë sanksione ndaj Rusisë

Postuar në 03 Qershor, 2014 15:59

Pikërisht takimi i 4 dhe 5 qershorit që organizohet nga Bashkimi Europian, fillimisht ishte planifikuar si takim i G8-ës në resortin rus të Detit të Zi, në Soçi. Takimi u riorganizua si samit i G7-ës në Bruksel pasi Rusia aneksoi gadishullin ukrainas të Krimesë në muajin mars. Dhe samiti që teorikisht do kurorëzonte lavdinë e rigjetur ruse pas Lojrave Olimpike, tani merr drejtim krejt tjetër. Liderët e shtatë vendeve më të industrializuara në botë pritet të rikonfirmojnë gatishmërinë e tyre që të intensifikojnë sanksionet kundër Rusisë për shkak të veprimeve të saj në Ukrainë. Kjo pritet të ndodhë në takimin e ardhshëm në Bruksel që do të mbahet këtë javë.

Burime diplomatike në Bruksel thanë për Radion Europa e Lirë se liderët e G7-ës pritet të konfirmojnë sërish gatishmërinë e tyre për më shumë sanksione kundër Rusisë nëse situata e kërkon këtë, prioritet aktual megjithatë po i jepet “përpjekjeve diplomatike dhe politike” për zgjidhjen e krizës në Ukrainë.

 

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.