Fule në Tiranë, mediat flasin për një rekomandim pozitiv për Shqipërinë

Ka përfunduar pak më parë takimi mes kryeministrit Edi Rama dhe komisionerit të BE-së për Zgjerimin, Stefan Fule i cili i ka paraprirë Dialogut të Nivelit të Lartë mes BE-së dhe Shqipërisë e që do të zgjidhë në finale se cili është rekomandimi që Komisioni Europian do të japë për statusin e vendit kandidat për Shqipërinë. Shumica e mediave citojnë burime të vetat, sipas të cilave KE-ja rekomandon dhënien e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë, rekomandimin që më tej do të shqyrtohet në instanca vendimmarrëse të tjera të BE-së. Kjo mendohet se është përfshirë në progres-raportin e këtij viti. Ndërkohë pak ditë më parë, kryeministri deklaroi se për vendin tonë dhe qeverinë i rëndësishëm është rekomandimi i komisionit, pasi ai vlerëson përmbushjen e detyrimeve nga Shqipëria. Më tej, çështja duket se është problem i vetë vendeve anëtare që vendosin nisur edhe nga rrethanat e brendshme. Rekomandimi i sotshëm ka vlerën e vet në luftën politike të brendshme, pasi një “Jo” me siguri që do të karikonte opozitën për veprime të mëtejshme.
http://www.zeriamerikes.com/content/komision-europian-status-shqiperi/19...
s.z
Add new comment