KE rekomandon: Shqipërisë t’i jepet statusi kandidat

Postuar në 04 Qershor, 2014 05:10

Progres-raporti i Komisionit Evropian i ka rekomanduar Këshillit Europian që Shqipërisë t’i jepet statusi i vendit kandidat. Raporti është bërë publik në të njëjtën kohë kur në Tiranë po mbahen bisedimet e nivelit të lartë BE-Shqipëri, ku i pranishëm është edhe komisioneri Sstefan Fyle. Sipas raportit, numri i rasteve të denoncuara për korrupsionin është rritur 16% krahasuar me një vit më parë. Gjithashtu, policia ka zhvilluar operacione të suksesshme në luftën ndaj drogës e pastrimit të parave. KE-ja vlerëson se Shqipëria po vazhdon t’i zbatojë masat e kërkuara nga BE-ja për marrjen e statusit, por duhet të përparojë në reformën e sistemit gjyqësor në bashkëpunim me Komisionin e Venecias.  Përsa i takon statusit të nënpunësit civil, KE-ja thekson se ai u adoptua në kohë, por ristrukturimet në administratë krijuan tension politik. KE vlerëson se në parlament ka ende kundërshti për procedurat e zgjedhjeve në disa institucione. “Procedurat e zgjedhjeve në parlament me shumicë të thjeshtë, mbeten shqetësuese’-, thuhet në progres-raportin e BE-së.

s.z

Comments

Submitted by Edi (not verified) on

<p>Edhe keta te Komisionit luajne lojen: &quot;ne ta japim, po s&#39;ta jep i zoti i punes&quot;. ...Me nje fjale, &quot;s&#39;ta japim&quot;.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.