“Reformohet” e vërteta e avionit të Divjakës. “Mapo” shkruan se në kërkim është shpallur edhe një ish-punonjës policie

Postuar në 04 Qershor, 2014 06:26

Avioni i Divjakës, që krijoi aq shumë zhurmë në politikën e Tiranës mund të fshehë emra të rinj pas trafikut të supozuar të drogës. Kështu gazeta “Mapo” bën me dije sot, përmes një artikulli, se hetimet e deritanishme kanë nxjerrë në dritë përfshirjen e një ish-punonjësi policie në trafikun e drogës. “Ish-polici, emri i të cilit nuk bëhet i ditur për arsye hetimore, dyshohet se ka patur rol të rëndësishëm në gjetjen e dhe transportin e lëndës narkotike që do të ngarkohej më pas në avionin e drejtuar nga piloti italian, Giorgio Riformato”, shkruan “Mapo”. Duket se çështja mund të marrë një drejtim tjetër dhe informacioni i “Mapo”, nëse rezulton i vërtetë vjen në një linjë me të dhënat e përcjella nga Komisioni Hetimor, sipas të cilave, trafiku i narkotikëve me avion është zhvilluar edhe përpara se në pushtet të vinin të majtët.

http://mapo.al/2014/06/nje-ish-drejtues-policie-pas-avionit-...

s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.