Al-Sisi instalohet në pushtet me vota. Festime në Egjipt dhe përshëndetje nga komuniteti ndërkombëtar

Postuar në 04 Qershor, 2014 10:27

Abdel Fatah al-Sisi, ish-shefi i ushtrisë egjiptiane ka korrur fitoren elektorale në zgjedhjet për president të vendit. Dhe duket se është i legjitimuar në këtë pozicion, nisur qoftë nga festimet e mëdha brenda vendit, sidomos në Kajro, ashtu edhe nga reagimi ndërkombëtar. Kështu, presidenti amerikan Barak Obama deklaroi nga Europa, se ai është i angazhuar që në të ardhmen të vendosë bashkëpunim me Al-Sisin. Ndonëse kanë shprehur rezerva dhe shqetësim për kufizimet politike në vend, duket se SHBA-të kanë pranuar zgjidhjen e prodhuar aktualisht në Egjipt. Me këtë proces ndoshta merr fund edhe faza revolucionare në këtë vend e cila nisi në vitin 2011 me rrëzimin e Hosni Mubarakut, pa në pushtet Vëllazërinë Myslimane dhe rrëzimin e saj. Tani ushtria është rikthyer sërish duke mposhtur islamikët, por edhe duke eliminuar shpresat e një grupi liberalësh që shpresonin për demokraci të vërtetë. Stabiliteti i Egjiptit u duhet thuajse të gjithëve dhe një shenjë për këtë është fakti se SHBA, riktheu ndihmën prej 1.5 miliardë dollarësh në vit për ushtrinë egjitpiane pas një ndërprerjeje të shkurtër me rastin e rrëzimit të Morsit.

http://english.alarabiya.net/en/News/middle-east/2014/06/04/Obama-lookin...

s.z 

Comments

Submitted by Tr (not verified) on

<p>Ky komuniteti nderkombetar eshte bere me i degjeneruar se ato prostitutat qe rrine ne semafore. Pse ca pritesh tjeter nga keta?&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.