“Dua të shkatërroj BE-në, jo Europën. Nuk e dua këtë Bashkimin Sovjetik Europian”

Postuar në 04 Qershor, 2014 15:42

Marine Le Pen, drejtuesja e Frontit Nacional në Francë ka dhënë një intervistë për “Der Spiegel” ku shpjegon në mënyrë të drejtpërdrejtë pikëpamjet e saj, por edhe synimet politike. Në raport me Francën, FN ka si qëllim që “francezët të rimarrin në kontroll vendin dhe ekonominë e tyre”. Në raport me Europën objektivi është edhe më strategjik. “Unë dua të shkatërroj BE-në, jo Europën. Unë besoj në Europën e kombeve-shtete. Unë besoj në Airbus dhe Ariane, në një Europë të bazuar mbi bashkëpunimin. Por unë nuk e dua këtë Bashkimin Sovjetik Europian”, ka thënë ajo. Kundrejt kësaj përgjigjeje, Le Pen ka marrë pyetjen se BE-ja është një projekt i gjerë paqeje, që e siguroi atë për 70 vjet. Përgjigja e saj ishte shumë e qartë: “Jo. Europa është luftë. Luftë ekonomike”.

http://www.spiegel.de/international/europe/interview-with-french-front-n...

s.z 

Comments

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

<p>Ti mire e ke o Marina, puna eshte se edhe ti do ta pesosh si ata qe thone hapur te vertetat e hidhura. Prit tani kur te te versulen te gjithe ujqit me lekura delesh per te te shqyer, e kam fjalen ata si puna e socialisteve moderne, komunistave me make-up demokratesh, sindikalistet e falimentuar dhe te gjithe mender majtistet qe kafshatat e medha i hane per vehte kurse propaganden e bejne gjoja per te miren e pergjitheshme.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.