Qeveria greke do shfrytëzojë pasuritë e sekuestruara përgjatë një shekulli për të lehtësuar peshën e krizës

Qeveria greke do të vërë në shfrytëzim në buxhetin e saj, pasuri të akumuluara nga sekuestrimet përgjatë një shekulli, me vlerë 2 mld euro. Sipas ministrisë greke të Financave, thesari ishte harruar në bodrumet e bankave dhe tashmë do të përdoret për të pëkësuar barrën sociale që po paguan popullsia vendase. Në kasafortat e Bankës Shtetërore, që siguron garancitë e tenderave dhe sendet e sekuestruara prej qeverisë, gjenden sasi të mëdha bizhuterish të sekuestruara, sasi parash kesh, shufra floriri, piktura, vepra arti, si dhe mijëra sende të tjera të çmuara. Qeveria greke ka hartuar një projektligj që do të lejojë shfrytëzimin dhe përdorimin e këtyre pasurive. Sipas ekspertëve të financave greke, tashmë kanë kaluar të gjitha afatet ligjore që e pengonin këtë. Që prej fillimit të krizës ekonomike, qeveria ka ndërmarrë një plan të rreptë masash për të parandaluar falimentimin e vendit, ndërsa popullsia greke po mban një barrë të rëndë fiskale.
s.z
Add new comment