Ministri i Jashtëm i Kosovës keqkupton letrën e zv.kryeministrit të Austrisë

Postuar në 06 Qershor, 2014 04:45

Shefi i partisë konservatore austriake ÖVP, Michael Spindelegger, i cili është zv.kancelar dhe ministër i Financave, përmes një letre i ka uruar sukses Lidhjes Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e së dielës. Kjo përkrahje duket se ka ndikuar që ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, të humbë kontrollin dhe ta fyejë rëndë ish-homologun e tij austriak, duke e quajtur “humbës”.

Gazeta austriake “Die Presse” shkruan se, minsitri Hoxhaj ka përdorur fjalë të ashpra dhe të pazakonshme kundër ministrit Spindelegger, i cili me vite të tëra ka qenë shef i diplomacisë austriake.

“Jemi të befasuar, jemi të zemëruar“, ka thënë Hoxhaj duke folur për letrën e Spindelegger, ku në prag të zgjedhjeve parlamentare mbështetej kryetari i LDK-së Isa Mustafa, shkruan “Koha Ditore”.

Sipas “Die Presse” Hoxhaj, i cili vjen nga radhët e Partisë Demorkatike të Kosovës (PDK), e ka sulmuar ministrin e Jashtëm austriak për “ndërhyrje në zgjedhjet e Kosovës“. Madje Hoxhaj shkon një hap më tutje dhe kërkon nga ministri austriak që të kërkojë falje për letrën e tij mbështetëse për LDK-në.

“Spindelegger është humbës klasik i zgjedhjeve. Njëjtë si Isa Mustafa, këtu nuk do të ndryshojë asgjë as pas përkrahjes nga Austria. Pra, një humbës zgjedhjesh po e mbështet një humbës tjetër të zgjedhjeve“.

Në partinë konservatore austoriake ÖVP, sjellja skandaloze e Hoxhajt ka shkaktuar habi të pakëndshme. Zyrtarë të kësaj partie i kanë thënë “Die Presse” se brenda familjeve konservatore dhe popullore europiane është krejt e zakonshme që të përkrahen partitë simotra. LDK dhe ÖVP janë pjesë e familjes së partive popullore europiane, ku është anëtare edhe CDU e kancelares gjermane Angela Merkel. 

Comments

Submitted by anonim (not verified) on

<p>Me teper se nje ceshtje politike kjo eshte nje ceshtje kulturash,ku njera qendron ne maje e tjetra ne bisht.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.