Kosovë, propozohet shtyrje e zgjedhjeve. Jahjaga: Zgjedhjet zhvillohen të dielën, KQZ: Mos spekuloni

Propozohet nga partitë politike në Kosovë të shtyhen zgjedhjet për shkak të ngjarjes se KEK. Liderët e partive politike njëzëri janë pajtuar për zgjedhjet të shtyhen pas kësaj tragjedie. Ata kanë hedhur këtë propozim pas vizitës që kanë kryer në ambientet e spitalit QKUK ku ndodhen punëtorët e plagosur nga shpërthimi në KEK. Ndërkohë e gjithë fushata elektorale është ndërprerë.
Por Kryeministri Hashim Thaçi është shprehur se këtë vendim mund ta marrë vetëm Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga. Zëdhënësi i Presidentes Jahjaga ka deklaruar se zgjedhjet e përgjithshme parlamentare do të mbahen ditën e dielë ashtu siç është parashikuar. “Presidentja po i vazhdon takimet e saj të përcaktuara që më herët me anëtarët e KQZ’së dhe me vëzhguesit e Demokracisë në Veprim për të parë të gjitha përgatitjet përfundimtare për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, të përgjithshme në vend më 9 qershor”, ka thënë zëdhënësi Vllahiu.Gjithashtu edhe anëtari i KQZ në radhët e LDK-së Florian Dushi ka mohuar spekulimet se zgjedhjet e të dielës mund të shtyhen. “Mos spekuloni, zgjedhjet mbahen më 8 qershor”, ka shkruar Dushi në Facebook.
http://www.gazetaexpress.com/lajme/presidenca-zgjedhjet-mbah...
S.S
Add new comment