Hillary Klinton zbulon 5 momente të rëndësishme nga jeta në biografinë e saj

Postuar në 06 Qershor, 2014 12:43

Disa momente mjaft të rëndësishme ka përshkruar Hilary Klinton në biografinë e saj me titull, “Vendime të Vështira”.

Këtu po ju paraqesim vetëm pesë nga gjërat që kemi mësuar nga kandidatja potenciale për presidente në vitin 2016: 

1. Ajo parashikoi polemika mbi lirimin e Bowe Bergdahl: Gjatë bisedimeve për të fituar lirimin e tij më kusht, ajo shkruan: “Hapja e negociatave me talebanët, do të ishte e vështirë për tu pranuar nga shumë amerikanë”. 

2. Ajo pati një takim të lartë sekret me presidentin Obama, në vitin 2008: "Ne filluam komunikimin me njëri-tjetrin, si dy adoleshentë në takimin e parë, duke pirë disa gllënjka Chardonnay". 

3. Ajo nuk pranoi të mbështeste një deklaratë të bërë në vitin 2008, nga fushata e Obamës rreth kandidates për zëvendës presidente, Sarah Palin: " Unë nuk mund ta sulmoja Palin, vetëm se isha një grua që bëja thirrje për mbështetje nga gratë e tjera". 

4. Asaj i ka ardhur keq për vendimin që mori në 2002, për tu tërhequr nga votimi për të autorizuar përdorimin e forcës ushtarake në Irak: “Bëra gabim, shkurt dhe thjeshtë”. 

5. Mbikëqyrja e bastisjes së Bin Laden-it, ishte një nga pikat kryesore të qëndrimit të saj në Shtëpinë e Bardhë: "Kam vëzhguar presidentin, ai ishte i qetë, rrallë herë kam qenë krenare që kam shërbyer pranë tij, siç isha atë ditë”.

 

http://www.shekulli.com.al/web/p.php?id=48551&kat=90

 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.