Mjekësisë Ligjore: Nuk mund ta verifikojmë nëse zemra e dërguar nga grekët i përket Karelit

Ngjarja e dhunimit deri në vdekje e të burgosurit shqiptar në Greqi, Ilia Kareli është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes. Kjo pasi, siç raporton “Gazeta Shqiptare”, ekspertët e Mjekësisë Ligjore në Shqipëri nuk kanë mundur të përcaktojnë nëse zemra që u soll në Shqipëri nga një prokuror dhe një ekspert, pasi ishte mbajtur në Greqi, i përket Karelit.
"Për shkak të ilaçeve dhe morfinës së përdorur në Greqi për ekspertizat, nuk është e mundur të përcaktohet ADN-ja, kësisoj nuk mund të përcaktojmë nëse organi i zemrës, është ose jo e Ilia Karelit", thuhet në përgjigjen që Mjekësia Ligjore, i ka kthyer Prokurorisë së Fierit.
Pas marrjes së kësaj përgjigje, Prokuroria e Fierit, i është drejtuar Institutit të Mjekësisë Ligjore, që të përcaktohet shkaku i vdekjes së fierakut, Ilia Kareli, nisur dhe vetëm nga dëmtimet që i janë konstatuar në trup, në momentin që i është nënshtruar autopsisë në Tiranë. Ndërkaq zemra u është dorëzuar familjarëve të Ilia Karelit.
http://www.balkanweb.com/kryesore/1/zemra-e-ilia-karelit-eks...
S.S
Add new comment