SHKB do të quhet Shërbimi i Ankesave dhe Çështjeve të Brendshme. Tahiri: Jo më kamzhik politik i eprorëve

Postuar në 09 Qershor, 2014 04:37

Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri ka raportuar në komisionin e Ligjeve në lidhje me projekt-ligjin për ankesat në SHKB. Tahiri foli për abuzimin që ka ndodhur me këtë institucion, që së shpejti nuk do të ketë as “emërtimin hijerëndë” aktual, por do të quhet Shërbimi i Ankesave dhe Çështjeve të Brendshme.

 “Si ministër, do të kontribuoj në ruajtjen e standardeve të punës së punonjësve të SHKB-së, por mendoj se ka ikur koha kur SHKB-ja përdorej si kamxhik politik nga eprorët. Kemi dërguar në prokurori, 154 ish-efektivë që janë nën akuzë për shpërdorim detyre dhe janë të përfshirë në afera kriminale”, tha Tahiri. Sipas tij, ligji parashikon mbikëqyrje të jashtme për policinë, por nuk do të ketë “policë që mbikëqyrin policët. Në dy vjet reformim të SHKB-së, nuk do të ketë lidhje mes saj dhe karrierës në policinë e shtetit”.

a.k

Comments

Submitted by Andonimi (not verified) on

<p>dje kishte ca shkrime dhe reklama per punen e SHKB-se si ato artikujt per kooperativen model! Tahiri si duket sot eshte i ndergjegjshem qe vetem ai duhet te beje politike ne ate ministri. Shpresoj te jete ne nje mendje me mua...</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.