Hapet skakiera politike e Prishtinës. Koalicionet e vështira të Thaçit dhe rebusi i Isa Mustafës

Postuar në 09 Qershor, 2014 06:30

Çfarë zhvillimesh do të ketë në skakierën politike të Kosovës pas rezultateve të zgjedhjeve të fundit parlamentare? Bazuar në deklaratat e liderëve por edhe në logjikën e thjeshtë, analistët dhe agjencitë e lajmeve bien dakord se fitorja e vështirë e PDK-së së Hashim Thaçit do hapë siparin e negociatave të vështirë. Reuters thotë se shansi më i mundshëm është që kryeministri aktual të bëjë koalicion me partitë e vogla dhe serbët. Por në partitë e vogla figurojnë që nga demokristianët e Kosovës, deri tek parti myslimane që zor se “futen nën një çati”. Gazeta Express deklaron se “AKR u nis në rrugë pa kthim”, pasi partia e Pacollit pati një performancë shumë të dobët. “Krejt sytë tash janë drejtuar tek Ramush Haradinaj. Aleancat e partive të vogla me PDK’në, deri më tash, janë treguar vetëvrasëse. A do të pranojë një të tillë Haradinaj, apo do të ngulë këmbë në postin e Kryeministrit”, thotë Express.

Një tjetër lëvizje e pritur me interes është nëse Isa Mustafa i LDK-së do ta japë dorëheqjen siç deklaroi, përderisa nuk doli parti e parë. Nëse nuk dorëhiqet, dmth se Mustafa shpreson që Thaçi të mos krijojë dot koalicion dhe të drejtën e formimit të qeverisë ta marrë ai si parti e dytë. Interes ka dhe vendimi që do të marrë kreu i Nismës, Fatmir Limaj, partia e të cilit hyri në parlament.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.