“Fabrika” e kokainës në Fushë-Kuqe, drogë dhe armë të sofistikuara, super-operacion policor

Zbulohet një laborator kokaine pranë Tiranës. Një operacion me bashkëpunimin e strukturave më të rëndësishme në vend dhe në Kosovë ka arritur të sekuestrojë një sasi rekord, heroine dhe marijuane. Laboratori është zbuluar në zonën e Fushë-Kuqes në Mamurras, në shtëpinë e të kërkuarit nga policia Gëzim Çela. Sipas raportimeve paraprake deri më tani janë sekuestruar: 57kg kokainë, 150kg marijuanë dhe 18kg heroinë, lëndë eksplozive dhe arsenal armësh. Në Tiranë është arrestuar një person, i cili dyshohet si kryesori në këtë linjë trafiku. Droga përgatitej për t’u dërguar për në vendet e BE-së, por një pjesë qendronte edhe në Shqipëri për klientët “VIP” të kryeqytetit.
a.k
Add new comment