Bullgaria ndërpret punimet për gazsjellësin "South Stream" pas presionit të BE-së. Disa mendojnë se me këtë rast përfitojnë turqit

Bullgaria ka ndërprerë punimet për ndërtimin e gazsjellësit "South Stream", projekti kryesor rus për furnizimin me enerjgi të Europës Perëndimore. Kjo pas presioneve që BE-ja i ka bërë Sofjes zyrtare për shkak se legjislacioni europian sanksionon ndarjen e prodhimit të gazit nga transporti. "Deutsche Welle" shkruan se ky vendim e dëmton Bullgarinë, pasi ky vend, përveçse ka përfituar nga fakti se "SS" e anashkaloi Ukrainën, 90% të nevojave i plotëson me gaz rus. E thënë ndryshe, Bullgaria është mbërthyer në një dilemë të vërtetë strategjike. “Të gjitha këto shkaktojnë në vendin më të varfër të BE-së një mbështetje të gjërë për projektin dhe një pakënaqësi që shprehet me zë gjithmonë më të lartë ndaj Perëndimit”, shkruan "DW". Çfarë ndodh nëse "SS" bllokohet në Bullgari? Nga kjo politikë e BE-së sipas "DW" përfiton vetëm një vend: Turqia. “BE-ja nuk ka para, që ta mbështesë Ukrainën në grindjen për gazin me Rusinë. Pikërisht për këtë Brukseli do që ta frenojë South Stream-in, për t'i bërë Moskës shantazh dhe për ta ruajtur kalimin e gazit tranzit në Ukrainë. Ata që paguajnë çmimin në fund janë bullgarët. South Stream me siguri do të ndërtohet, por përmes Turqisë, e cila nuk preokupohet për presionin e BE-së”, citon ajo një vëzhgues politik
http://www.dw.de/grindje-për-south-stream-në-bullgari/a-17700914.
s.z
Add new comment