Bollano letër Samarasit: Himara dhe Lukova të mbeten zona të veçuara administrative

Postuar në 13 Qershor, 2014 03:05

Përfaqësuesit e komunitetit grek i kanë kërkuar qeverisë shqiptare që të ndryshojë dy rrethe, për sa i përket ndarjes territoriale. Himara dhe Libohova janë zonat që për OMONIA-n duhet të përfshihen në hartën e miratuar në komisionin parlamentar, sipas konceptit që ata kërkojnë.

Kreu i OMONIA-s, Vasil Bollano i ka dërguar një letër kryeministrit të Greqisë, Antonios Samaras, ku i kërkon që të ndërhyrje që Himara dhe Libohova të mbeten zona të veçuara administrative.

Letra e plotë e Bollanos drejtuar Antonios Samaras
I nderuar zoti Kryeministër
Në Shqipëri po kulmojnë diskutimet për një ndarje të re administrative, e cila bëhet edhe me miratimin e Bashkimit Evropian, por edhe të organizmave të tjerë ndërkombëtare.
Katër nga pesë variantet që po shqyrtohen nga Komisioni Parlamentar për Reformën Territoriale të Shqipërisë, na shqetësojnë veçanërisht, sepse ato synojnë të bëjnë bashkim administrativ të zonave ku jeton minoriteti kombëtar grek, me zona ku banojnë shqiptarë myslimanë.
Me metoda të përafërta, në vitet e mëparshme, regjimet shqiptare, duke shfrytëzuar mungesën e një politike serioze kombëtare nga ana e Greqisë, ia kanë arritur që të ndryshojnë karakterin kombëtar të qyteteve si: Saranda, Gjirokastra, Delvina, Korça etj.
E vetmja zonë qytetare, e cila ka një popullsi dërrmuese me origjinë greke është Himara. Për këtë arsye objektivi kryesor i ndarjes së re administrative të Shqipërisë është ndryshimi i karakterit kombëtar të kësaj zone. Dhe kjo ka për të ndodhur në rast se miratohet një nga katër variantet që synohet nga shqiptarët, që janë edhe në kundërshtim me Kushtetutën e Shqipërisë, si dhe me të Drejtën Ndërkombëtare. Më saktësisht, Kushtetuta e Shqipërisë në nenit 108, paragrafi 2 parashikon: a)Krahinat që bashkohen duhet të kenë të përbashkëta, interesa ekonomike, historinë dhe tradita. b)Popullsia e krahinave që bashkohen duhet të pyeten dhe të shprehin mendimet e tyre për ndryshimet.

Organizata e OMONIA-s, duke dëshiruar që të mbajë një qëndrim konstruktiv për një reformë të cilën vendi ka nevojë, sepse ndihmon në zhvillimin ekonomik dhe afron perspektivën evropiane, është dakord që kjo reformë të zhvillohet, por sipas variantit të 5-të të saj. Ky variant parashikon krijimin e bashkisë së Himarës, duke shkrirë zonën aktuale ku shtrihet bashkia e Himarës, me komunën e Lukovës. Kjo përbën një zgjidhje të mjaftueshme, e cila përmbush kriteret e duhura dhe jep garanci për një zhvillim sipas politikave që mbështeten në parimet bazike evropiane për vetëqeverisjen lokale.
Të gjitha këto plane që po thuren, zbulojnë dëshirat e shtetit shqiptar dhe regjimit ekonomik e mediatik shqiptar përballë minoritetit kombëtar grek, edhe në këtë periudhë kur me mbështetjen e plotë të Greqisë, Shqipëria po bëhet gati të marrë statusin e kandidatit në Bashkimin Evropian.
Po ju dërgoj një përmbledhje të një letre që i kam dërguar si President I D.E.E.E.M “OMONIA”: Kryeministrit të Shqipërisë z.Edi Rama, dhe për të vënë në dijeni edhe drejt Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë,z. Ilir Meta, Ministrit të Çështjeve Vendore z.Bled Çuçi dhe Kryetarit të Komisionit Parlamentar për Reformën Territoriale z.Bashkim Fino. Kjo letër i është dërguar, gjithashtu për t’u vënë në dijeni edhe ambasadorëve në Tiranë të Greqisë dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si edhe në zyrat në Tiranë të Bashkimit Evropian dhe OSBE.

http://www.shqiptarja.com/home/1/bollano-samarasduam-m--vete-himar--e-li...

Comments

Submitted by Delviniot (not verified) on

kanë arritur që të ndryshojnë karakterin kombëtar të qyteteve si: Saranda, Gjirokastra, Delvina, Korça etj.

O i mjere,shko thuaja keto Bollanove te Progonatit,te sqarojne ata si eshte kjo puna e karakterit kombetar....

ps.nuk ka faj ky,por shteti shqiptar qe lejon nje katundar te qe beje  deklarata  te tilla,te ishte ne Greqi e kishin flakur vrenda 10 minutash...

Submitted by Delviniot (not verified) on

kanë arritur që të ndryshojnë karakterin kombëtar të qyteteve si: Saranda, Gjirokastra, Delvina, Korça etj.

O i mjere,shko thuaja keto Bollanove te Progonatit,te sqarojne ata si eshte kjo puna e karakterit kombetar....

ps.nuk ka faj ky,por shteti shqiptar qe lejon nje katundar te beje  deklarata  te tilla,te ishte ne Greqi e kishin flakur brenda 10 minutave...

Submitted by Delviniot (not verified) on

kanë arritur që të ndryshojnë karakterin kombëtar të qyteteve si: Saranda, Gjirokastra, Delvina, Korça etj.

O i mjere,shko thuaja keto Bollanove te Progonatit,te sqarojne ata si eshte kjo puna e karakterit kombetar....

ps.nuk ka faj ky,por shteti shqiptar qe lejon nje katundar te beje  deklarata  te tilla,te ishte ne Greqi e kishin flakur brenda 10 minutave.

Submitted by Anonim (not verified) on

Jetojme ne nje vend te “huaj“ dhe jemi bere pjestare te kultures dhe jetes se ketij vendi. Po jetojne nga te gjithe bota dhe jetojme pa probleme, ashtu sic jemi dhe nga te gjitha religionet. Me duket se keta ketu jane me te mencur dhe nuk kane krijuar rezervate apo entklava sterile se dihet qe keto jane humnera sociale. Leter e ndyre e nje njeriu te ndyre. Po ca nuk pret nga nje kryeminister qe thote: jam krenar per fene qe kam. Lapidar i idiotsise. Kryeministri fe, bibel e kuran duhet te kete kushtetuten.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.