Jahjaga takohet me Angelina Jolie dhe John Kerry, flasin për dhunën seksuale gjatë konflikteve

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka marrë pjesë në ceremoninë e përmbylljes së punimeve të Samitit Global për Parandalimin e Dhunës Seksuale në Konflikte, i cili i zhvilloi punimet nga 10-13 qershor në Londër. Ky samit u organizua nga Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, William Hague dhe Përfaqësuesja Speciale e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët Angelina Jolie.
Në Samit ishte e pranishme dhe Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton, përfaqësues nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, ministra të jashtëm të vendeve të ndryshme dhe përfaqësues të lartë nga e gjithë bota. Presidentja Jahjaga iu drejtua Samitit me një fjalim, i cili u mirëprit nga të pranishmit në lidhje me dhunën seksuale të grave kosovare gjatë luftërave dhe konflikteve që ka pasur Kosova. Në ceremoninë e përmbylljes së punimeve të Samitit ishte i pranishëm edhe sekretari i Shtetit i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John Kerry.
http://www.kosovapress.com/sq/nacionale/jahjaga-ne-londer-bi...
S.S
Add new comment