Reagimi, Manjani: Kadeli, qëndrim personal. Kadeli: Manjani nuk është pjesë e Grupit Parlamentar

Postuar në 14 Qershor, 2014 07:40

Nënkryetari i LSI, Ylli Manjani ka reaguar ndaj deklaratës së deputetit Gjovalin Kadeli. Lëvizja Socialiste për Integrim e konsideron qëndrimin e Kadelit si një qëndrim personal të tij.

“Nuk mund të ndaloj asnjë komentues në politikë ose jo që të shprehë kënaqësitë apo pakënaqësitë që ka me raste të caktuara apo me ministra të caktuar. Duhet të dimë të dallojmë qëndrimin personal, nga ai politik. Si nënkryetar i LSI po ju them se LSI është e angazhuar 24 orë në 24 në përbërje të qeverisë për të përshpejtuar agjendën e integrimit. Kjo është shumë më e rëndësishme sesa komentet që bëhen mbi persona. Është në historinë e LSI që të mos personalizojë politikën, kjo është shumë më e rëndësishme. Nuk ka ndryshuar asgjë në kursin e LSI”, ka thënë zv.ministri i Transporteve Manjani.

Ndërsa deputeti Kadeli këmbëngul në deklaratën e tij duke thënë se nuk është një mendim personal, por i 12 deputetëve. Në kundërpërgjigje ndaj Manjanit, Kadeli ka thënë se reagimi i tij është i pavend duke theksuar se Ylli Manjani, zv.ministri i Transporteve nuk është pjesë e Grupit Parlamentar të LSI.

 

http://www.gazetatema.net/web/2014/06/14/perballjamanjani-ku...

S.S

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.