Mustafaj: PD, e shpartalluar edhe pas një viti në opozitë, ka nevojë për rithemelim

Postuar në 14 Qershor, 2014 09:43

Besnik Mustafaj, ish-ministër i Jashtëm në qeverisjen e demokratëve, ka komentuar gjendjen aktuale në të cilën ndodhet Partia Demokratike. Mustafaj e ka bërë këtë koment në një intervistë të dhënë për revistën “Java”. Besnik Mustafaj ka thënë:  “ Ajo (PD) vazhdon të sillet si e shpartalluar, edhe një vit pas daljes në opozitë. Çdo ditë e më shumë po bindem se ka nevojë për një rithemelim të Partisë Demokratike, gjë që e kanë bërë shumë parti evropiane të qendrës së djathtë. Një rithemelim do e shkundte fund e majë dhe do të krijonte kushtet për të futur natyrshëm një frymë moderne demokracie”.

Mustafaj vazhdon duke theksuar se: “ Fillimi i një procesi rithemelues do të çelte ndoshta rrugën për një rithemelim të krejt të djathtës shqiptare duke ju afruar kështu mentalitetit të vërtetë të të rinjve që duan të merren me politikë dhe të cilët nuk i lidh asgjë me modelin funksionues që shohim sot.”. S.S

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.