Qeveria vendos kushte sigurie për 28 plazhe në vend

Secili prej 28 plazheve në të gjithë territorin e vendit të autorizuara për përdorim publik do t'i nënshtrohet kushteve mjaft strikte si për sa i përket sigurisë e higjienës, ashtu dhe për sportet ujore që do lejohen në secilin prej tyre.
Përmes një vendimi për sigurinë në det, plazhe e ujërat në brendësi të territorit, Këshilli i Ministrave ka identifikuar tre llojet e sporteve ujore që mund të kryhen në këta plazhe.
Çdo zonë e caktuar duhet të kufizohet me distancën e lejuar nga bregu me anë të bovave lundruese dhe shenjave përkatëse të sigurisë dhe rrezikut. Vendimi përcakton vendosjen e flamujve me shkop (çdo ditë gjatë sezonit të verës, mbajtësi i lejes së përdorimit të plazhit apo ndonjë nga punonjësit e tij duhet të vendosë një flamur në përputhje me kushtet e motit dhe të detit): i) Flamur i gjelbër, autorizohet notimi; ii) Flamur i kuq, larja është e ndaluar.
Për më shumë lexoni: http://www.balkanweb.com/kryesore/1/qeveria-vendimi-ja-kushtet-e-sigurise-per-28-plazhet-ne-vend-195493.html
n.k
Add new comment