Nis aksioni në Lazarat? RENEA e FNSH priten me të shtëna, në kërkim autorët

Një aksion serioz policie ndaj Lazaratit duket se ka filluar që dje në mbrëmje, ndërsa gjatë gjithë natës janë dëgjuar të shtëna me armë të rënda antitanik, mitraloz dhe mortaja.
Forca të shumta policie janë vendosur në hyrje të fshatit ndërkohë që dy postblloqe ndodhen në kufijtë e tij, ku janë të pranishme edhe forcat RENEA. Policia e Shtetit bën me dije se një aksion i gjerë në Lazarat për asgjësimin e kanabisit ka nisur prej disa ditësh. Sipas policies në operacion ka pasur të shtëna me armë kundrejt efektikvëve nga persona të cilët tashmë janë identifikuar. Në këtë operacion janë përfshirë efektivë të Gjirokastrës, RENEA, FNSH. Policia sqaron se operacioni për asgjësimin e kanabisit vazhdon ende ndërkohë që krahas tij po vazhdon operacioni për kapjen e autorëve të të shtënave, të cilët janë lokalizuar në banesën e Gate Mahmutaj, person me precedent penal. Policia sqaron se Mahmutaj është person i dënuar që ka përfituar nga amnistia.
a.k
Add new comment