Vrasja e Dyrmishit, hetohet e kaluara: Kriminel në Elbasan, “biznesmen” në Durrës

Postuar në 16 Qershor, 2014 02:50

Ka disa pista për zbardhjen e vrasjes së biznesmenit të ndërtimeve, Kujtim Dyrmishi, i cili u ekzekutua në një atentat tipik mafioz në zonën e plazhit në Durrës. Logoja e “biznesmenit” nuk e fsheh dot të kaluarën e tij në vitet 1997 në qytetin e Elbasanit, ku njihej si person me precedentë penalë. Dyrmishi (i njohur edhe me pseudonimin Tixhja) dhe tre të tjerë, dyshohen si vrasës të gjashtë të rinjve të pafajshëm më 1997-ën (Ilir Dunda, Bujar Harri, Artan Tafa, Hysen Faslliu, Leonard Arapi dhe Besnik Frakulli), pasi gabuan shënjestër.  Në fakt vrasësit e Dyrmishit kanë qenë të maskuar dhe nuk kanë lënë shenja çka rrit dyshimet e policisë se ata ishin vrasës profesionistë. Dyrmishi, ish ortaku i Xhemal Çelës, i ekzekutuar në muaj janar në një atentat me tritol po në zonën e plazhit në vitet 1997-1998 ishte shoqëruar disa here nga policia dhe njihej si një të fortët e Elbasanit, ndërsa më vonë ai ishte transferuar në qytetin e Durrësit ku ishte përfshirë në biznesin e ndërtimeve. Pistë tjetër e hetimeve është konkurenca në sektorin e ndërtimeve në qytetin bregdetar.
a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.