Auditohet zyra e Auditit të fondeve të BE-së, shpenzime të shfrenuara dhe qesharake, kallëzim penal drejtorit

Postuar në 16 Qershor, 2014 04:20

Shumë herë në shtyp janë ngritur pyetje se çfarë është bërë me fondet e dhëna nga BE në sektorë e fusha të ndryshme. Normalisht, përgjigja duhej të vinte nga Drejtoria e Auditit për projektet e BE-së, kreu i së cilës emërohet nga vetë kryeministri. Por në rastin konkret, rezulton se Autoriteti i Auditimit të Programeve të Asistencës të BE-së zor se kishte nge të auditonte fondet e projekteve, pasi vetë ky institucion ka bërë shkelje me thasë. Ministria e Financave ka dërguar në prokurori dosjen e kësaj zyre, sepse pas përfundimit të auditimit janë vërejtur shkelje flagrante dhe është kallëzuar penalisht edhe drejtuesi i agjencisë Pajtim Shehu. Në njoftimin e Ministrisë së Financave thuhet seShumica e shkeljeve të konstatuara në auditim kanë të bëjnë me shkelje dhe parregullsi financiare, të paraqitur nga Titullari i Agjencisë si dhe financierja e kontraktuar. Tre punonjës, në përgjigjet e tyre kanë kundërshtuar të kenë dije, të kenë marrë pjesë apo të kenë firmosur në ndonjë nga procedurat apo transaksionet financiare për të cilat kanë qenë ngarkuar. Vartësit e kanë akuzuar me shkrim se nuk kanë dijeni, as kanë marë pjesë dhe as kanë firmosur asnjë nga tenderta e kryera në 3 vite.

Mjaftojnë vetëm “shkeljet e vogla” për të dhënë një ide, në lekë të vjetra: Vetëm revista mode rreth 20 milionë lekë, plus shpenzime të tjera për pije e çokollata; blerje pa faturë dhe pa cilësim të mallit, mbi 33 milionë lekë; 6 muaj nga blerja e kondicionerëve të rinj (pra supozohet brenda garancisë) kosto riparimi me 500 mijë lekë për secilin; fonde dietash, 22 milionë lekë;  shpenzime kancelarie për një staf 6 personash, gati 9 milionë lekë; pagesa për përkthime (stafi duhet ta njohë shkelqyeshëm anglishten) 2.8 milionë lekë.

a.k 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.