Dega PD e Tepelenës, debati për Abedinin dhe pse këto raste “i kanë të gjithë”

Postuar në 16 Qershor, 2014 12:02

Ndërkohë që selia blu nuk humb rast pa denoncuar punonjës e drejtues të rinj të administratës që kanë patur dënime penale, një kazus identik i ndodhi në oborrin e vet. Kështu, Partia Demokratike po përpiqet të anulojë zgjedhjen në krye të PD të qytetit Tepelenë të Petrit Abedinit, dhe kryetari Basha ka urdhëruar anulimin e zgjedhjes së tij , edhe pse Edvin Kulluri, i dërguar i PD në Tepelenë, ka qenë prezent në zgjedhjen e tij dhe e ka miratuar atë dhe tërheqjen e kandidatëve të tjerë nga gara. Puna është se Petrit Abedini rezulton i dënuar për trafik droge dhe ka dalë me kusht nga burgu. Përballë Abedinit ishin disa kandidatura të tjerë, të cilat janë tërhequr pasi ishin shkelur të gjitha rregullat e përfaqësimit. Madje, kjo ndodhi në praninë e të deleguarit të PD-së për Tepelenën.

Rrugëtimi “politik” i Abedinit është i larmishëm: Ai është zgjedhur si këshilltar i PSV 91 në Këshillin Bashkiak të Tepelenës, ndërsa më pas kaloi me LSI-në dhe gjatë 23 qershorit figuron kundërshtar i PD-së. Personazhe të kësaj natyre, që udhëtojnë sa në njërën parti në tjetrën, nuk janë të paktë nëpër qytetet tona por edhe në kryeqytet, dhe secila parti mund të gjejë material për të akuzuar tjetrën me raste të ngjashme. E reja kësaj radhe është se pas denoncimeve reciproke, partitë tentojnë të heqin dorë nga përkrahja e tyre. Të paktën kjo është ana e mirë e historisë!

a.k 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.