Irak, ofensivë e ushtrisë irakiane. SHBA kërkon ndihmën e Iranit kundër xhihadistëve

Pas marshimit të xhihadistëve në veri të Irakut, forcat qeveritare janë hedhur në kundërsulm, njofton Deutsche Welle. Ushtria pretendon se ka rikthyer kontrollin në dy qytete në veri të Bagdadit. Luftëtarët e grupit sunit ekstremist "Shtet Islamik në Irak dhe në Siri", (ISIS), nga ana tjetër, sulmuan bazën ushtarake në Taxhi pranë Bagdadit dhe me sa duket futën nën kontrollin e tyre qytetin Tal Afar në veri-perëndim të vendit. Situata ishte katastrofale, ka pasur luftime tė ashpra, thanë përfaqësuesit e autoriteteve lokale. Shumica e familjeve janë bllokuar në shtëpitë e tyre, shumë civilë kërcënohen me vdekje. Por pas tërheqjes fillestare, një zëdhënës i kryeministrit Nuri al-Maliki sqaroi se ushtria tani është sërish në epërsi në luftë kundër xhihadistëve. Brenda 24 orëve janë vrarë gati 280 kryengritës. Mediat irakiane njoftojnë se ushtria e përforcuar nga mijëra vullnetarë është duke përgatitur tashmë ripushtimin e Mosul-it dhe qytetit qendror irakian, Tikrit.
Nga ana tjetër, siç raporton "Wall Street Journal", duke cituar zyrtarë të lartë të qeverisë në Uashington, SHBA janë duke kërkuar bisedime të drejtpërdrejta me armikun shumëvjeçar Iranin, në lidhje me gjendjen e sigurisë në vendin fqinj. Presidenti i Iranit kryesisht të banuar me shiitë, Hassan Rohani, është treguar tashmë i hapur për bashkëpunim me SHBA në luftën kundër ISIS.
a.k
Comments
SHBA nuk po kontrollojne dot
<p>SHBA nuk po kontrollojne dot rrebelet qe i trajnuan per te rrezuar Assadin, njesoj sic ndodhi me talebanet qe i perdoren kundra ruseve. Keto kurre nuk do te mesojne por perserisin te njejtat gabime. Edhe Libine e futen ne te njejten rruge si Irakun.</p>
Add new comment