“Grupi i rezistencës” në Lazarat, deputetja Xhuvani e quan dezinformacion përfshirjen e djalit të saj. “Ka qenë në shtëpi me mua"

Postuar në 18 Qershor, 2014 03:21

Lista e personave që bënin rezistencë në Lazarat, që u publikua nga Policia e Shtetit para tri ditësh, ka përfshirë edhe Kostandin Xhuvanin, që është djali i deputetes së Partisë Socialiste, Luiza Xhuvani. Kjo e fundit ka dhënë sot një intervistë për gazetën “Mapo” ku shprehet se e dhëna e policisë është e pavërtetë. “Kam qenë në shtëpi me djalin tim, familjen time, duke parë televizor...ndërkohë që shoh në ekran titrat që është duke luftuar me shtetin në Lazarat. Pra, me shtetin për të cilin po punoj, kam punuar, po sakrifikoj dhe kam sakrifikuar. Të them absurd, të them zhgënjim? Jo. Ndjej një keqardhje të madhe”, është shprehur Xhuvani, sipas së cilës lajmi i dhënë ka gjasë të jetë “dezinformacion”.

s.z 

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Shteti, ky shtet per te cilin ju punoni znj. Xhuvani duhet ta kishte denuar djalin tuaj me më shume sesa 2 vjet burg, por, per shkak se punon shteti per juve denohet me aq.</p><p>Djali juaj do jete kapur ne befasi ne lazarat pasi nuk ka pasur informacion per operacionin dhe strukturat e tjera do ta kene nxjerre nga lazarati, i kane vene dhe nje skedine ne Tirane, dhe juve qe genjeni publikisht dhe ja ku e mbyllet ceshtjen, njesoj si te paren.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.