Propozimi i Poroshenkos: Armëpushim i njënashëm në Ukrainë

Postuar në 18 Qershor, 2014 05:52

Presidenti i Ukrainës Petro Poroshenko propozoi një armëpushim të njënshëm për ndërprerjen e luftimeve nga trupat e tij për t’i lejuar separatistëve prorusë që të dorëzojnë armët. Agjencia e lajmeve Interfax raportoi se sipas presidentit Poroshenko,plani i paqes do të implementohet në një kohë të shkurtër. Propozimi i Poroshenkos vjen pas bisedës telefonike që ai zhvilloi me presidentin e Rusisë Vladimir Putin. Ata disktuan zgjidhjet e mundshme për krizën në Ukrainën Lindore, ku rebelët prorusë po ndeshen me forcat qeveritare. Poroshenko tha para gazetarëve se një armëpushim i shkurtër do të hyjë në fuqi për të lejuar mercenarët rusë të largohen nga Ukraina. Një zëdhënës i presidencës ukrainase i ka konfirmuar BBC-së se armëpushimi mund të hyjë në fuqi brenda disa orësh apo edhe pas disa ditësh, por pa dhënë detaje. 

s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.