Shqipëria mund të angazhohet me trupa pranë kontigjentit francez në Mali. Bëhet fjalë për ekspertë eksplozivësh

Postuar në 18 Qershor, 2014 10:03

Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli ka qenë dje në një vizitë zyrtare në Francë me ftesë të homologut të vet francez Jean-Yves Le Drian. Përveç shkëmbimit të opinioneve dhe vlerësimeve reciproke bëhet e ditur se Shqipëria ka dhënë një premtim për përfshirje të mundshme me trupa në Mali, ku forcat franceze janë të doislokuara pas konfliktit të vitit që shkoi. Bëhet e ditur se Ministria e Mbrojtjes mund të çojë në Mali ekspertë të eksplozivëve. Nuk mund të mohohet se një lëvizje e tillë lidhet edhe me një lobim indirekt për statusin e vendit kandidat. Ndërkohë lidhur me trupat shqiptare me mision jashtë territorit qeveria ka miratuar sot një sërë vendimesh që kanë të bëjnë me trajtimin e tyre financiar.

s.z 

Comments

Submitted by Ah, eksplozivet...! (not verified) on

<p>Me siguri Mimi ka menduar</p><p>t&#39;jua lere specialisteve te Opozites kete mision!!!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.