Himara me Vranishtin? “Shekulli” i drejtohet poetit Lefter Çipa: “Bashkimi do të presë edhe ndonjë ferrë të vrerosur”

“Shekulli” ka marrë sot në trajtim çështjen e reformës territoriale duke u ndalur te Himara. “Me Vranishtin dhe Lukovën, Himara bëhet me krahë dhe kurorë”, është titulli i “Shekullit” për këtë temë. Për të marrë përgjigje me karakter historik, etnologjik, por edhe ekonomik, gazeta në fjalë i është drejtuar Lefter Çipës, “mjeshtrit të letrave” siç e quan gazetarja Valeria Dedaj. Çipa ka shprehur mendimet e tij për bashkimin që synohet t’i bëhet Himarës me Vranishtin, duke vlerësuar traditat e përbashkëta, cilësitë e njëjta si guximi, patriotizmi, trimëria, bujaria dhe sakrifica. Për të madje, ky bashkim do të sjellë veçse gjëra pozitive.”Traditat, zakonet dhe kultura e këtyre territoreve do të shumëfishohet dhe do të vëllazërohet, duke prerë tek-tuk ndonjë ferrë të vrerosur që ndikohet nga besimet fetare”, thotë Lefter Çipa. Edhe në aspektin ekonomik e njëjta begati e pret Himarën nga bashkimi me prapatokën. Sipas poetit Çipa “njeriu ka nevojë për klimë bregdetare, por ajo thahet shumë shpejt në qoftë se i mungon klima malore”, duke zëvendësuar kështu analizën me një përfytyrim të thjeshtë mbi nevojën e bashkimit administrativ. Por duhet kujtuar se këtu bëhet fjalë vetëm për bashkim administrativ territori, për ndryshimin e bazës territoriale në menaxhim. Kjo pasi krijohet ideja se mes Himarës dhe Vranishtit ka edhe bojkot klimaterik reciprok, çka nuk është e vërtetë. Maksimalisht në këtë qasje mund të flitej për argumentin historik dhe atë zakonor, pasi ai ekonomik kërkon studime. Pa harruar edhe çështjen shumë të ndjeshme të pronës, që qëndron në themel të tensioneve që përshkron zonën e Himarës prej shumë kohësh.
s.z
Comments
Sipas poetit Çipa “njeriu ka

Sipas poetit Çipa “njeriu ka nevojë për klimë bregdetare, por ajo thahet shumë shpejt në qoftë se i mungon klima malore”..!!!

"Poeti" po na behet dhe ekspert klimaterik!

Sa idiotesira te tjera do shpikin Koçua me te tijet duke kerkuar te mbysin zerin e qarte te popullit himarjot qe ministrit Cuçi ne takimin me popullin, ja tha ne sy "JO BASHKIMIT TE HIMARES ME VRANISHTIN".

Po kush te pjerrdh ty o

Po kush te pjerrdh ty o Andrea Ajo eshte vendosur dhe do bashkohet sic ka qene jete e mot

Ta kemi sic e duam ne per

Ta kemi sic e duam ne per shkak te Fjales se tij

mbeti i lire Lefter Çipa, si kenga e tij qe kelthet si

pulebardhe ne det

i kthjellet e i qashter si pika e veses tek Pisha Flamur

qe imiton lotin tone per prinderit e brezit qe duket sikur rrallohet

m'atane e kendej malit

ta kesh Aleksander

e paçim bashke sa me gjate..

Interviste tipike si e Pal

Interviste tipike si e Pal Vates. Perfundimi; le te behet si do partia! Fraza pa pike kuptimi as letrar e as gjuhesor. Dhe shyqyr qe eshte "poet"!!!

Add new comment