Rama: Sekuestrim të qindarkës së fundit të parave të zeza në kurriz të një Shqipërie të tërë

Kryeministri, Edi Rama në një konferencë për shtyp pas aksionit të policisë në Lazarat ka përgëzuar Policinë e Shtetit dhe operacionin e ka quajtur: “operacionin më të rëndësishëm, më të rrezikshëm dhe më masiv policor të kryer në tërë këto vite, nga uniformat blu”. “Për pesë ditë me radhë, pa vënë gjumë në sy dhe në kushte klimaterike jo gjithnjë të favorshme, Policia e Shtetit e shkatërroi tabunë 20-vjeçare, të një zone që krimi e kishte vetëshpallur Republikë më vete dhe e kishte kthyer në një njollë turpi për Republikën e Shqipërisë”, tha Kryeministri Rama.
Rama u shpreh se, operacioni i policisë i dha fund “martesës 20-vjeçare të krimit me politikën”. Sot, tha kreu i qeverisë, edhe mbarë bota, që deri para pesë ditësh e tregonte me gishtin e përqeshjes, Shqipërinë, si një vend mes të Evropës ku lulëzonte një Republikë më vete droge dhe paraje të zezë, e shikon Shqipërinë tonë me një sy krejt tjetër.
“Fakti që shpartallimi i hordhisë kriminale pas pesë ditësh e netësh nën plumba u arrit pa asnjë pikë gjaku, është dëshmia më kuptimplotë e faktit se Policia e Shtetit është rikthyer tanimë plotësisht në krye të detyrës, mu siç ishim zotuar, brenda 300 ditëve të para të qeverisjes, me profesionalizëm, integritet dhe përkushtim të plotë”, shtoi kryeministri.
Por, ai i bëri thirrje të fortë dhe të qartë për Prokurorin e Përgjithshëm të Republikës që të angazhojë veten e tij dhe gjithë forcat e shëndetshme rreth tij për zbardhen dhe ndëshkimin për çdo provë të kësaj veprimtarie shumëvjeçare kriminale, deri në sekuestrimin e qindarkës së fundit të të gjithë pasurive dhe parave të zeza, që janë akumuluar në kurriz të njerëzve të thjeshtë, të kthyer në skllevër dhe në kurriz të një Shqipërie të tërë. S.S
Comments
Padyshim urime policise, por

Padyshim urime policise,

por mos u nxitoni te hidhni mbi kurorat qe jane te palarat e politikes se Tiranes, zoti Rama...

Fakti qe nuk pati as te vrare e as viktima, madje asnje tentative per tu perballur me policine,

eshte prove e qarte se Lazarati nuk e kishte qasur berjen e Mafie-s ne trojet e tij. Ne Lazarat nuk kishte Mafie.

Provat se mund te behej Mafie, kerkojini ne Tirane, ne mesin e shtreses politike aty, ne Opozite dhe ne Pozite,

zoti Rama, dhe i ke te gjithe shancet te ngrihesh mbi dyshimet qe ende vertiten rreth teje...

Shteti provoi se mund te shfaqet Shtet, por kij parasysh se ditet me te rrepta per politiken vijne pas goditjeve

te tilla kunder krimit potencial.

Njerezit presin te shohin dimensionin tend. Edhe ata qe dyshojne ende.

Shteti u duhet tere shqiptareve, edhe atyre qe nuk nxitohen te rilindin me ju.

Add new comment