Kadeli: Nuk kam kërkuar dorëheqjen e Tahirit

Deputeti i LSI-së, Gjovalin Kadeli thotë se kur foli për kërkesën që do të bënin deputetët e LSI-së për dorëheqjen e një ministrit, këtu nuk ishte fjala për ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.
“Nuk kam kërkuar dorëheqjen e Tahirit, ndërhyrja në Lazarat ishte një punë e mirë”, është shprehur Kadeli.
Pavarësisht kësaj, kreu i LSI-së, Ilir Meta tha se qëndrim i Kadelit është personal dhe se është një deklaratë e nxituar.
Në deklaratën e pak ditëve më parë, Kadeli tha se, “jo më pak se 12 deputetë kanë vendosur të largohet një prej ministrave të kabinetit, për performancë të dobët, për mungesën e komunikimit me deputetët”.
S.S
Add new comment