Ish-ministri i jashtëm gjerman Guido Westerwelle, i sëmurë me leuçemi

Mediat gjermane dhe ato italiane njoftojnë se ish-ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Guido Westerwelle është i sëmurë nga leuçemia akute. Lajmi është konfirmuar nga kreu i zyrës së Fondacionit të Westerwelles Alexandër Vogël, i cili ka kërkuar nga gazetarët që të mos bëjnë më shumë pyetje për gjendjen shëndetësore të tij, duke thënë vetëm se “ai tashmë ndodhet nën kurë”.
52 vjeçari Westerwelle është anëtar i Partisë Liberale gjermane. Ai ka mbajtur detyrën e ministrit të Jashtëm në kabinetin e Angela Merkel deri në fund të 2013-ës, e të zëvëndësKancelarit të Gjermanisë nga viti 2009 deri në vitin 2011.
n.k
Add new comment