Sfida e rritjes së punësimit

Postuar në 22 Qershor, 2014 07:43

Vetëm gjatë katër viteve të fundit vendet e rajonit kanë mbyllur 800 mijë vende pune. Bazuar mbi këtë të dhëne çdo vit 200 mijë familje kanë ndjerë krizën ekonomike që përfshiu Evropën. Për t’i dhëne një frymëmarrje ekonomisë, Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal ka hartuar strategjinë për 7 vendet e rajonit deri në vitin 2020.

Zv/sekretari i përgjithshëm i këshillit Gazmend Turdiu tregon synimet e këtij plani. Përfaqësues nga vendet e rajonit kanë marrë pjesë në konferencën e strategjisë ekonomike deri në vitin 2020 të mbajtur në Bukuresht. Çdo shtet ka prezantuar rrugët e reja të punësimit për gjashtë vitet e ardhshme dhe për Shqipërinë dy janë më kryesoret. Synimet e strategjisë të hartuar nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal janë të rrisin prodhimin e brendshëm bruto për person me të paktën 32% dhe të ulin deficitin rajonal nga 14% në 11% të GDP të këtyre vendeve.

/Vizion Plus/

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.