Militantët e ISIS ekzekutojnë gjykatësin që dënoi Sadamin. Revista Time: “Fundi i Irakut”

Postuar në 23 Qershor, 2014 07:46

Është ekzekutuar nga militantët e ISIS, gjykatësi që dënoi me vdekje Sadam Husenin. Raouf Abdul Rahman, që dënoi me varje diktatorin në vitin 2006, u vra nga rebelët si hakmarrje për ekzekutimin e 69- vjeçarit. Vdekja e tij ende nuk është konfirmuar nga qeveria e Irakut. Ndërkohë Sekretari i Shtetit, John Kerry ka mbërritur në Bagdad, në një vizitë surprizë. Të dielën, duke folur nga Egjipti, Kerry paralajmëroi militantët sunitë se “ideologjia e dhunës dhe shtypjes nuk është një kërcënim vetëm për Irakun, por për të gjithë rajonin”. Të dielën rebelët e ISIS morën nën kontroll pikat e kalimit kufitar me Sirinë dhe Jordaninë. Po ashtu ata kanë nën kontroll edhe një aeroport me rëndësi strategjike në Tal Afar në veri. Humbja e kontrollit në pikat kufitare me Sirinë është një goditje e rëndë për qeverinë e Irakut. Korrespondenti i BBC thotë se Kerry do përpiqet që t’i bindë të gjithë politikanët që të bashkëpunojnë. Rrëzimi i Sadam Huseinit, diktatori dhe njëherësh “kapaku i një tenxhereje me presion” që e mbante këtë vend të bashkuar, solli shkatërrimin e mekanizmit të kontrollit mbi mbarë vendin, duke sjellë frikën se nuk do ketë më Irak. Pikërisht me këtë kopertinë ka dale edhe e përjavshmja amerikane Time: “The end of Iraq”.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.