13 ish faturistë në CEZ, batërdi në mbifaturime, mbi 2 milionë usd. Lista e të akuzuarve

Postuar në 23 Qershor, 2014 09:05

Në “kohën e artë” të CEZ-it çek, kur ankesat për mbifaturime kishin mbushur raftet e prokurorisë, ata kishin bërë batërdinë. Sot prokuroria e Tiranës dërgon për gjykim kërkesën ndaj 13 ish-punonjësve të CEZ Shpërndarje, të akuzuar për veprën penale të “Fallsifikimit kompjuterik”, parashikuar nga neni 186/a, prg.2 i Kodit Penal. Në bazë të hetimit të kryer, rezulton se vetëm gjatë periudhën Tetor 2010-Janar 2011, këta ish-punonjës, nëpërmjet veprimeve fiktive, kanë aplikuar në mënyrë abuzive faturime me shënimin “dëm ekonomik” për mbi 1600 abonentë familjarë dhe jofamiljarë (biznese, etj), në shumën në total rreth 215 milion lekë të reja. Nga hetimi ka rezultuar gjithashtu edhe një fakt tjetër interesant: në faturat abuzive që u janë shpërndarë abonentëve është shënimi “energji e pa matur” dhe “dëm ekonomik”, ndërsa në referimet që kanë bërë pranë kompanisë faturistët kanë shënuar “rilidhje e paligjshme”. Pra, abonentët e mbifaturuar në mënyrë abuzive nuk janë vënë në dijeni që shuma e madhe e parave që duhej të paguanin ishte si shkak i “rilidhjes së paligjshme”, ndërkohë që rezulton nga hetimi se asnjë prej abonentëve të mbifaturuar nuk u është ndërprerë energjia elektrike, pasi kanë qenë pagues të rregullt. Lista e të pandehurve:

Shkëlqim Basha
Beqir Kurtaj
Kujtim Karamuça
Arben Koleci
Nazif Sulaj
Nezir Kurti
Emri Toçilla
Agetina Gjondedaj
Luljeta Karaosmani
Mereme Shiqerukaj
Madalena Dragoshi
Hyrvete Zhilli
Shpresa Stojku

 

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.